Rebelët e grupit Haja Tahrir al-Sham po përpiqen të marrin edhe kontrollin e Hama-s. Pasi morën Idlibin dhe Alepon, ushtria siriane ka shtuar rezistencën ndaj në rrethinat e këtij qyteti. Luftimet po zhvillohen 20 kilometra larg Hama-s. Rebelët janë edhe 35 kilometra larg bazës ushtarake ajrore ruse të Hmeimimit.

Trupat ruse atje po përpiqen t’i mbajnë larg rebelët dhe të ndihmojnë aleatin e tyre Bashar al-Asad, përmes bombardimeve të ashpra ku nuk duket se merret parasysh prania e civilëve. Situata përplasi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Moskës.

“Fakti që Hajat Tahrir al-Shamin, Shtetet e Bashkuara dhe OKB e kanë shpallur “organizatë terroriste“ nuk justifikon mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Asadit dhe Rusia që bombardon shkolla e spitale.”

“Nuk keni gjetur dot kurajën të dënoni këtë sulm të pastër terrorist kundër popullit paqësor sirian. Sot zbuluam se specialistë ukrainas dhe terroristë të kësaj organizate stërviteshin bashkë në Alepo. “

Qindra persona janë vrarë në dy javë lufime mes rebelëve dhe ushtrisë.

Tv Klan