Në Damask, udhëheqësi rebel Abu Mohammad al-Jolani i është drejtuar turmave në xhaminë Umajad në qendër të Damaskut.

“Regjimi i Assadit burgosi mijëra qytetarë padrejtësisht dhe pa kryer asnjë krim. Sot, ne shpërblehemi me këtë fitore. Kjo fitore është e të gjithë sirianëve”-tha ai.

Ai pritet të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e rendit të ri të Sirisë pas këtij fundi të papritur të një gjysmë shekulli të sundimit represiv nga familja Assad. Megjithatë, mbetet lideri i një organizate të sanksionuar nga OKB-ja dhe nga qeveritë perëndimore e po ashtu nuk do të jetë i vetmi lojtar kryesor në skenën e ndryshimit të shpejtë të pushtetit në Siri.

Klan News