Mediat e huaja raportojnë se Bashar Al-Assad ka mbërritur në Moskë të Rusisë bashkë me familjen e tij. “Diktatori” u rrëzua nga qeveria mëngjesin e sotëm pas plot 24 vitesh në pushtet. Rebelët dhe mbështetësit e tyre “mësynë” në ndërtesën e televizionit shtetëror, aeroportin ndërkombëtar e disa godina të tjera qeveritare.

Forcat qeveritare dhe personeli nuk bënë rezistencë, ndërsa vetë Assad thuhet se hipi në një avion dhe u largua nga vendi. Tanimë raportohet se ai do qëndrojë në Rusi. Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një njoftimi zyrtar se Al-Assad e ka detyrën dhe u largua nga vendi në formë krejtësisht paqësore. Theksoi se Rusia nuk ka lidhje me bisedimet për “arratisjen” e tij.

“Si rezultat i negociatave ndërmjet Al-Assad dhe një numri pjesëmarrësish në konfliktin e armatosur në territorin e Republikës Arabe Siriane, ai vendosi të jepte dorëheqjen nga presidenca dhe u largua nga vendi. Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata”, thuhej në njoftim.

Bashar al-Assad u bë president në vitin 2000, pasi i vdiq i ati, Hafezi. Ky vendim ruajti dominimin e sektit minoritar alavit në një vend me shumicë myslimane sunite. Po ashtu vendosja e Assad ruajti statusin e Sirisë si një aleate e Iranit, kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Regjimi i Assad përshkruhet më shumë nga lufta civile, e nxitur nga situata në Irak dhe krizat në Liban. Gjërat dolën jashtë kontrollit në Pranverën Arabe të 2011-ës, kur sirianët kërkuan demokraci dhe dolën në rrugë.

/tvklan.al