Socialistët kanë akuzuar mazhorancën për vonesat në hartimin e kodit të ri zgjedhor. Vali Leskaj pas mbledhjes së grupit, kujtoi se selia rozë prej kohësh është bërë gati për këtë proces duke hartuar një draft të saj, si dhe duke kërkuar me insistim thirrjen e komisionit të posaçëm kuvendor. Ky i fundit sipas Leskaj do të marri vulën sot në Kuvend dhe socialistët tashmë kanë dhe emrin e bashkëkryetarit Fatmir Xhafa.

Valentina Leskaj: “Çdo parti parlamentare do të ketë një përfaqësues në këtë komision. Përsa i përket vendimmarrjes do të jetë me votë të ponderuar. Mesa duket Berisha është mësuar që reformat t’ia bëjnë të tjerët. Kjo tregon që nuk merr dhe përsipër përgjegjësinë e reformave.”

Rihedhja e të ashtuquajturit ligji i spiunëve është një tjetër çështje ku përplaset politika. Komisioni i ligjeve ka vendosur të diskutojë propozimet e partive, kjo dhe pas letrës së kryeparlamentares Topalli të hënë e javës që vjen.

Të gjithë bashkohen, kur thonë se duhen zbardhur ish-bashkëpunëtorët e shërbimit sekret, por ajo që i ndan janë arsyet që risjellin debatin pa i shkuar asnjëherë deri në fund.

Valentina Leskaj: “Zonja Topalli nuk ka nevojë ti dërgojë letër zotit Beja. Zotin Beja e ka aty mund ta kishte urdhëruar siç e ka urdhëruar edhe javën e kaluar për të bërë mendime në rregullore. Fakti që ajo kërkohet tani dhe që  kërkohet me nxitim është njëlloj si puna e rregullores. Do të thotë bëhet papara dekreteve të presidentit, e para për ti treguar edhe presidentit forcën.”

Kryetarja  e grupit parlamentar socialist foli edhe për rregulloren e Kuvendit ndryshimi i së cilës do të bëhet  me një procedurë të përshpejtuar falë  një vendimi të mazhorancës. Edhe në këtë rast socialistët shohin motive politike, më së shumti i referohen dekreteve të presidentit për anëtarë të gjykatës së lartë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi