Lajme Arkiva – TV Klan 20001

Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferri, Leonard Demi, Ylli Vejsiu dhe Nard Noka, kanë themeluar sot grupimin e ri parlamentar, i quajtur grupi demokrat reformator. Kryetari i këtij grupi të ri parlamentar, u zgjodh deputeti shkodran Nard Noka. Ky grup, synon të kompensojë zbehtësinë, që ka karakterizuar aktivitetin opozitar në parlament.

Reformatorët shprehen për bashkëpunim me deputetët e tjerë të opozitës, për largimin e PS nga pushteti. Në lidhje me këtë grup të ri parlamentar, deputeti Ylli Vejsiu u shpreh:

Ylli Vejsiu:- “Ne jemi 6 veta të këtij grupi, 5 reformatorët dhe Nard Noka”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame