Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Bashkia e Durrësit mbetet pikë e panegociueshme midis Partisë Demokratike dhe Partisë Demokrate të Reformuar. Kandidatura e reformatorëve për bashkinë e Durrësit Ferdinand Xhaferri, nuk do të mbështet nga partia më e madhe e opozitës për zgjedhjet vendore. Reformatorët janë të bindur që nuk do ta tërheqin kandidaturën e Xhaferrit nga gara.

Tritan Shehu:- “Durrësi është padyshim një pikë vendimtare dhe e pa tolerueshme nga ana jonë. Ne kemi paraqitur kandidatin e Durrësit, si pasojë e paraqitjes së kandidatit të Tiranës nga PD, duke shkelur procesin e negociatave, ne nuk tërhiqemi nga kjo gjë. Kandidati i Durrësit ka filluar fushatën”.

Kjo çështje po has vështirësi midis dy palëve, të cilat e konsiderojnë marrëveshjen të parealizueshme, gjë që do të sjellë konkurrimin e PDR, si forcë e vetme në vendoret e Tetorit. Nëse bashkëpunimi bëhet i pamundur, shumë shpejt reformatorët do të shpallim edhe kandidaturën për bashkinë e Tiranës./tvklan.al