Në ditën e dytë të vizitës së tyre në Tiranë dy repoterët e këshillit të Evropës Jako Lakson dhe David Wilshire janë takuar me kryeparlamentare Topalli si dhe janë ndalur në Gjykatën Kushtetuese për t’u njohuir më nga afër me qëndrimet rreth ligjit të lustracionit. Gjatë takimit me kryetaren e kuvendit, kjo e fundit ndërsa e ka cilësuar të domosdoshëm ligjin e lustracionit për tu ndarë nga e kaluara e errët komuniste i ka garantuar reporterët evropianë se zbatimi i ligjit do të jetë transparent dhe në përmbushje të standardeve. Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli ka ftuar dy reporterët e KE-së që të monitorojnë të gjithë procesin e zbatimit të ligjit për lustracionin.
Pas vizitës me dyert mbyllura me kryetaren e kuvendit dy reporterët kanë zhvilluar dhe një takim me anëtarët e gjykatës kushtetuese dhe më pas duke mos bërë publik asnjë detaj rreth raportit bënë këtë koment.
David Wilshire: “Ne do të kemi konkluzionet tona në fund të takimeve, jemi në mes të tyre dhe nesër në orën 11 e 30 do të kemi një konferencë për shtyp ku do të dalim në një raport përfundimtar.”
Gjatë vizitës së tyre në Tiranë Lakson dhe Wilshire zhvilluan takime dhe me trojkën europiane si dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama ndërkaq të mërkurën dy reporterët do takohen dhe me kryeministrit Berisha dhe me kreun e shtetit Bamir Topi dhe vetëm më pas do të bëjnë publik raportin me qëndrimet e tyre./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Enver Shehu