Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka marr garanci nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, se do të mbështes vendin tonë në rrugën e integrimit evropian gjatë presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.
Gjatë pjesëmarrjes në konferencës e katërt rajonale të Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, kryeparlamentari hungarez Bela Katona ka siguruar Topallin se vendi i tij do të vazhdoj të jetë një avokat i proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërisë. Hungaria është e para që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndër të parat që ratifikoi MSA-në.
Jozefina Topalli: “Hungaria jo vetëm ajo vetë, po përmes të qenurit të saj si anëtare e Bashkimit Evropian, lotimi që do bëjmë për të përshpejtuar sa më parë liberalizimin e vizave të Shqipërisë. Një temë që u trajtua gjerësisht që ishte në epiqendër, në fokus të diskutimeve të kësaj konference dhe që unë mendoj se ka marrë vëmendjen e duhur dhe mbështetjen e duhur jo vetëm të Hungarisë si anëtare e Bashkimit Evropian, por mes lobingut që ajo bën dhe të vendeve të tjera.”
Avokatinë e Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE, Kryetari i ri i Parlamentit të Hungarisë Bela Katona ia konfirmoi Kryetares së Kuvendit edhe në takimin e veçantë të rezervuar për të. Kryeparlametari hungarez ka deklaruar se Shqipëria do t’i ketë dyert te hapura për liberalizimin e vizave, duke siguruar jo vetëm mbështetjen e Hungarisë si vend i Bashkimit Evropian, por edhe influencën në vende të tjera europiane për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE./tvklan.al
Gazetare: Elia Zotka