Në samitin e Aleancës në muajin prill Shqipëria do të anëtarësohet në NATO. Autoritetet zyrtare shqiptare, por dhe diplomatët e lartë të akredituar në Tiranë garantojnë për këtë zhvillim të rëndësishëm për vendin. Në takimin e organizuar në Tiranë garantojë në kuadër të Kartës së Adriatik 3, kryeparlamentarja Topalli tha, se NATO është shpërblim për sfidat dhe reformat e kryera nga vendi.
Jozefina Topalli: “Më pak se dy muaj kanë mbetur dhe në Strasburg Kel ne do jemi anëtarë të NATO-s, koha erdhi. Ratifikimi i protokollit të NATO-s u krye. Sot ne jemi të pranuar nga të gjitha parlamentet e senatit të vendeve të kësaj Aleance si anëtar të këtij komuniteti unik të vlerave të përbashkëta. Kjo për ne do të thotë se jemi anëtarë me të njëjtat të drejta, privilegje, por dhe detyrime për të ndërtuar bashkë me aleatët një konceptet ri strategjik të kësaj Aleance.”
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s DavId Hops nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të Aleancës, një proces për të cilin vetë asambleja ka luajtur rol kryesor, duke mbështetur fort argumentin e zgjerimi nuk është kërcënim, por vlerë shtesë për sigurinë. Hop tha, se zgjerimi ka si bazë performancën individuale të çdo vendi dhe jo vetëm aspiratën e tij për tu anëtarësuar.
Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers, deklaroi jo për herë të parë se në samitin e Strasburg të Kelinit, Shqipëria do të anëtarësohet në NATO, një kurorëzim siç tha Withers, i të gjitha përpjekjeve të vendit.
John Withers: “Vetëm pas pak javësh tërë ato përpjekje, sakrifica, vendosmëri e treguar nga Shqipëria do të shpërblehet duke u bërë anëtar përkrah nesh, përkrah aleatëve tanë përkrah Aleancës më të madhe dhe më të suksesshme të historisë së sigurisë.”
Kryeministri Sali Berisha u ndal pikërisht në procesin e reformave që garantojnë anëtarësimin.
John Withers: “Vetëm pas pak javësh tërë ato përpjekje, sakrifica, vendosmëri e treguar nga Shqipëria do të shpërblehet duke u bërë anëtar përkrah nesh, përkrah aleatëve tanë përkrah Aleancës më të madhe dhe më të suksesshme të historisë së sigurisë.”
Angazhimi më i afërt qeveritar duket ët jenë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sali Berisha: “Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka njohur ndonjëherë, për zgjedhjet lira dhe të ndershme, tu ftoj ju dhe vendet tuaja të sillni vëzhgues dhe ne do të përpiqemi me të gjitha mënyrat tona, mjetet tona të nderojmë në radhë të parë qytetarët shqiptar, por të nderojmë edhe miqtë tanë, besimin tyre ndaj Shqipërisë, ndaj shqiptarëve, ndaj demokracisë shqiptare.”
Opozita beson të kundërtën kur thotë se ende s’ka garanci për standarde të procesit.
Valentina Leskaj: Ne ende sot diskutojmë për cilësinë e zgjedhjeve për fat të keq pasi nuk e kemi garancinë që do kemi garancinë që do kemi zgjedhje standarde për sa kohë që ka probleme ende lidhur me infrastrukturën dhe sidomos me karta e identitetit.”
Konferenca e organizuar nga kuvendi i Shqipërisë në dy ditë të saj do të ofrohu pikëpamje mbi procesin e anëtarësimit. Adriatik 3 quhet tashmë A3+2 për shkak të përfshirjes së Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi në parimet e Kartës së Adriatikut, një fakt që konfirmon interesin e Aleancës për zgjerim në rajonin tonë./tvklan.al
Gazetare Menada Zaimi
Operator: Enver Shehu