Aleksandër Garuli: “Partia Republikane kundërshton kategorikisht përpjekjet e Beogradit për realizimin e planit prej 6 pikash që tenton ndarjen territoriale të Kosovës. Përpjekjet për të shkëputur nga qeverisja e Prishtinës policinë, doganat dhe gjyqësorin në territoret kosovare të pretenduara nga serbët përbën një rrezik të madh por të ardhmen e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Partia Republikane mbështet dhe inkurajon qëndrimet konsekuente dhe të drejtë të përfaqësuesve të shtetit kosovar dhe njëkohësisht shpreh bindjen se i gjithë shteti politik shqiptar si pozita ashtu dhe opozita në çdo rrethanë të mundshme do të mbështesin çështjen e drejtë të tërësisë territoriale të Kosovës.”/tvklan.al