Muzeu Etnografik i Krujës i rikthehet sërish vizitorëve pas dy vitesh që ju nënshtrua restaurimit.
Nën praninë e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato dhe përfaqsueses së Unopsit, Fraya Von Groote, u inagurua godina e cila u dëmtua nga tërmeti 2019 dhe u financua nga BE.
Ministri Blendi Gonxhja, e quajti të rëndësishëm këtë investim që u rihap në një kohë po aq të rëndësishme ku turistët kanë “rrethuar” Krujën.
Blendi Gonxhja: Nga kalatat dhe bedenat e Kështjellës së Krujës vetëm dy herë janë parë 150 mijë të huaj brenda një viti, brenda të njëjtit vit. Për herë të parë në vitin 1466 përgjatë rrethimit të dytë të Krujës dhe herën e dytë është viti 2024 ku 150 mijë turistë të huaj pritet që të vizitojnë në total këtë qytet. Ndaj bindjen se rikonceptimi i kësaj hapësire dhe elementi i shtuar i ndërveprimit interaktiv, inovativ do të rrisin fuqinë magjepsëse të këtij muzeu, duke ofruar një përvojë unike dhe të paharrueshme për këdo nga ne.
Ambasadori i BE në Tiranë tha se ky muze duhet të vlejë për ruajtjen e trashëgimisë ndër breza.
Silvio Gonzato: Ky program është një nga programet më ambicioze që Bashkimi Europian ka financuar në Ballkanin Perëndimor për trashëgiminë kulturore. Ne kemi rinovuar 14 site të trashëgimisë kulturore dhe vijon puna edhe për 9 të tjera. Po investimi për këtë muze është ndër më të rëndësishmit. Muzeu nuk duhet të shfaqë vetëm ato që kanë prodhuar artizanët shqiptarë, por duhet të ruajë edhe teknika që janë përdorur ndër shekuj dhe t’i përçojë ndër breza.
Muzeu Etnografik i Krujës është ndërtuar në vitin 1764 dhe i përkiste familjes së Toptanëve. Është monument kulture e kategorisë së parë, i cili ruan me dhjetëra objekte origjinale druri, hekuri, guri që shkojnë deri në 500 vjeçare të vjetra.
Klan News