Enzo Fernandez ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës së Chelsea-t.
Mesfushori i “bluve” të Londrës filmoi veten dhe disa prej shokëve të tij të kombëtares argjetninase duke kënduar një këngë me mesazhe ‘raciste’ gjatë festimeve pas fitores së tyre të Copa America.
Në këngën e tij u sulmuan futbollistët e përfaqësueses franceze, ku sipas tekstit janë me origjinë nga Angola, kanë nënë nigeriane dhe baba nga Kameruni.
Shoku i tij i skuadrës, Uesli Fofana e akuzoi për racizëm, ndërsa dy lojtarët e tjerë të “bluve” Malo Gusto dhe Axel Disasi nuk po e ndjekin më në rrjetet sociale.
Fernandez kërkoi falje publike për këtë incident, por sipas Daily Mail në grup ka në revoltë, e cila nëse nuk shuhet mund të dëmtojë lojtarin që kushtoi 107 milionë paundë.
Drejtuesve do t’u duhet shumë punë që të sjellin sërish paqen, e një masë disiplinore ndaj lojtarit është e pashmangshme.
Edhe Federata Franceze e Futbollit u ankua ankohet në FIFA për shkak të diskriminimit nga ana e futbollistëve të kampionëve në Botës.
Klan News