Futbollisti Enzo Fernandez njoftoi ndarjen nga Valentina Cervantes në muajin Tetor të vitit të kaluar, me të cilën bashkëjetonte prej disa vitesh.

Megjithatë duket se mesfushori dëshiron të rikthehet sërish me bukuroshen argjentinase. Sipas gazetarit Daniel Fava, Enzo Fernandez nuk i ka pritur mirë lajmet ku thuhej se një futbollist tjetër po tentonte të joshte ish-partneren e tij.

Valentina Cervantes nuk ka zbuluar asgjë në publik, por prej disa ditësh është raportuar se një futbollist i Argjentinës, emri i të cilit nuk zbulohet, po tenton ta bëjë atë për vete.

Kur ka dëgjuar këto, Enzo Fernandez ka bërë hapa pas dhe po punon për tu rikthyer me ish-partneren e tij. Madje gazetari i siperprërmendur tha se ata u pajtuan dhe pritet që Valentina Cervantes t’i japë një shans të dytë lojtarit të Chelsea.

“Në orët e fundit ka pasur një pajtim mes tyre. Ata mund të rikthehen. Sipas informacioneve që kam, Enzo Fernandez po përpiqet ta rifitojë atë. Ai u kthye, kur dëgjoi se një lojtar tjetër argjentinas po përpiqej ta joshte”, tha Daniel Fava.

Enzo Fernandez dhe Valentina Cervantes kanë dy fëmijë së bashku. /tvklan.al