Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë përfunduar punimet për rikonstruktimin e Kompleksit të Pishinave e cila rihap këtë mjedis. Në ceremoni merrte pjesë Ambasadori Amerikan Limpreht, Kryetari Bashkisë Brojka, Prefekti Tiranës Taulant Dedja, të cilët kanë përshëndendetur punën e bërë për këtë rikonstruktim.

Projekti që ka gjetur zbatim kap vlerën 155 mijë dollarë financim i Qeverisë Amerikane dhe zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion. Sipas krytarit të bashkisë Brojka ky kamp deshmon se SHBA jane te angazhuar per stabilitetin e vendit. Kompleksi i pishinave është një memorial që do të sintetizoj atdhedashurinë, miqësinë dhe humanizmin.

Ndërsa Ambasadori Limpreht rihapjen e këtij mjedisi e quan edhe një përfaqësim të mbështetjes vetmohuese të Shqipërisë për vëllezërit kosovare si dhe përkrahjen e guximshme të NATO-s gjatë një luftë në të cilën Shqipëria ndodhej në front. Mesazhi i ambasadorit Limpreht është siguria që SHBA qëndron e gatshme për të punuar me Shqipërinë.

Ky kamp siguroi strehim për rreth 3 mijë fëmijë, nëna dhe motra kosovare. Pas rikthimit të refugjatëve të fundit në Kosovë, ky kompleks që i mbajti për muaj të tërë pësoi dëmtim i cili kërkonte ndryshim në pishina, kopshte dhe ambjente ndihmuese. Dhe vetëm projekti 3-mujor i rikonstruktimit, i financuar nga SHBA dhe zbatuar nga IOM e solli këtë kompleks jo vëtëm në gjendjen e mëparshme por edhe në një ristrukturim më të hollësishëm./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti