Pas një kohe me shi dhe të freskët, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve edhe pse jemi në periferi të të nxehtit afrikan që ka përfshirë rajonin, Shqipëria do të ketë temperatura të larta që arrijnë deri në 43 gradë.
Hakil Osmani: Kjo vjen si pasojë e valëve të të nxehtit që vijnë nga veriu i Afrikës, prekin Europën Jugore duke bërë që është territori shqiptar të jetë në këtë valë. Do të jemi në periferi, por presim temperatura të larta.
Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale, deri në 43 gradë.
Hakil Osmani: Përsa i përket qarqeve që do të kenë temperaturat më të larta, ato do të jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra, po ashtu Shkodra edhe Tirana do të regjistrojnë temperatura të larta.
E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të nxehta. Sipas sinoptikanëve, i gjithë vendi do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Tv Klan