Dita e nesërme do ta gjejë Tiranën pjesë të një aktiviteti që i dedikohet ecjes pa makina. Lajmin e ka për të ditur Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”. Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit të përvitshëm duke premtuar shumë argëtim dhe surpriza.
“Rikthehet ‘Tirana pa Makina’. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera. Sigurisht që ka edhe surpriza!” ka shkuar Erion Veliaj.
/tvklan.al