Një çift, i cili fillimisht u martua si burrë dhe grua, veshën fustanet e dasmës për të përsëritur zotimet, pasi burri bëri publike që ishte transgjinor.
Denise Taylor, 44 vjeç, u martua me bashkëshorten e saj Kristiana, të njohur më pas si Stephen, në vitin 1996. Në vitin 2012, vetëm disa ditë pas përsëritjes së zotimeve, Kristiana, 49 vjeç, i tha Denise se dëshironte të fillonte të jetonte si një grua.
Kristiana, një radiograf dhe ish marinar i Marinës Mbretërore, shpjegoi se si mund t’i kishte ndarë tranzicioni, por në fakt i bashkoi edhe më tepër.
Ditën e Enjte, çifti rikonfirmoi për herë të tretë angazhimin e tyre me njëra-tjetrën para djalit të tyre 14 – vjeçar Stephen dhe 60 të ftuarve në Hotel Folly të Judd në Ospringe, Kent.
Duke bërë angazhimet e saj, Denise tha:
“Ne u bashkuam si miq dhe shkuam nga miq tek të dashuruar.
Kanë kaluar 14 vjet dhe në prag të Krishtlindjeve më bleve një fustan, por nuk e dija që të pëlqente vetë. Ti je dashuria, jeta dhe gruaja ime. Së bashku ne qëndrojmë krah për krah.”
Nuset, të cilat kishin veshur fustane të gjata të bardha, u shoqëruan nga djali i tyre, Stefan drejt altarit.
Kristiana lexoi një poezi emocionuese që kishte shkruar, ku e krahasoi veten me një larvë që tanimë është shndërruar në flutur dhe shtoi:
“Ne i përsëritëm zotimet tona dhe të dyja veshëm fustan këtë herë. Diçka që mund të na kishte copëtuar, në të vërtetë na bashkoi”
.
/tvklan.al