A mund të ketë një rishikim të “non gratës” ndaj Sali Berishës? Kjo është pyetja që lind pas zgjedhjes së një administrate të re në SHBA, në drejtimin e së cilës do të jetë Donald Trump.
Analisti gjeopolitik, Nikola Kedhi u shpreh se përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë Marco Rubio, emri i zgjedhur nga Trump si Sekretar Shteti. Në emisionin “Opinion”, Kedhi shpjegoi se çfarë ka bërë ai së bashku me disa senatorë të tjerë republikanë në lidhje një shqetësim të tyre për keqpërdorimin e sanksioneve dhe mekanizmit të “non gratës”.
“Përgjigjen e pyetjes suaj, ndër të tjera ua ka dhënë personi që keni në ekran aty, Marco Rubio, tashmë Sekretar i Shtetit i emëruar nga Presidenti Trump, i cili ka qenë një nga senatorët, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Senatin amerikan. Ka qenë një nga senatorët që i ka dërguar letër disa muaj përpara sekretarit Blinken dhe Presidentit Biden, ku së bashku me kolegët e vet republikanë ka shprehur shqetësim të thellë për keqpërdorimin e sanksioneve dhe mekanizmit të “non gratës” nga administrata Biden, për të goditur sipas letrës, liderë konservatorë dhe pro-amerikanë. Sidomos në Amerikën Latine ku ishte shqetësimi që ishte ngritur sepse u bë për disa liderë konservatorë, pro-amerikanë dhe zotërinjtë senatorë kishin ngritur këtë shqetësim që po politizohet për të goditur pikërisht këta. Zoti Berisha është një lider, në dijeninë time, konservator dhe pro-amerikan. Mua më përputhet me përshkrimin që bëjnë zotërinjtë senatorë në SHBA për keqpërdorimin e këtij mekanizmi”, u shpreh Kedhi./tvklan.al