Lajme Arkiva 2004
Riviera dhe Gjiri i Lalzit do të përdoren si zona të lira për kompensimin e ish pronarëve. Këshilli i zhvillimit të turizmit vendosi të ndërpresë shfrytëzimin e zonave turistike, për ti përgatitur për kompensimin e ish pronarëve.
Bashkim Fino:Kemi menduar që ne si ministri dhe sot do të vendosim edhe si këshill i zhvillimit të turizmit që të procedojmë me ndërprerjen e shfrytëzimin e zonave të reja turistike për dhënien e titujve në parcela pronë shtetërore. Ndër zonat që do i nënshtrohen procesit të frenimit, vendimmarrjes, do të përmendja në mënyrë të veçantë bregdeti që nga Saranda në Ksamil, zonën e bregdetit të rivierës si dhe zonën e Gjirit të Lalzit, të cilat janë disa nga vendet që ruhen ende potenciale të pashfrytëzuara nga pikëpamja turistike.
Ministri i turizmit, Bashkim Fino deklaroi se bllokimi i planeve për zonat e reja turistike do të jetë negativ për zhvillimin e turizmit, por kompensimi sipas tij, zgjidh në terma afatgjatë problemin. Projektligji i pronave, pritet të shqyrtohet nesër në parlament./tvklan.al