Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve, të cilët vinin nga Afrika Veriore dhe donin të shkonin në Bashkimin Europian.
Denoncimi vjen nga disa të mbijetuar të cilët kanë folur për rrjetin mediatik britanik BBC i cili nënvizon se vdekjet kanë ndodhur gjatë një harku kohor prej tri vitesh.
Në pesë nga incidentet e analizuara, emigrantët thanë se u hodhën direkt në det nga autoritetet greke. Në disa incidente të tjera, emigrantët thanë se ishin futur në gomone pa motorë, të cilët më pas u shfrynë, ose dukej se ishin shpuar.
Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara, duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Por kjo është hera e parë që BBC ka llogaritur numrin e incidenteve që pretendojnë se viktimat kanë ndodhur si rezultat i veprimeve të rojës bregdetare greke.
15 incidentet që u shënuan nga Maji 2020 deri në 2023 shkaktuan 43 vdekje.
Roja bregdetare greke është kritikuar më parë për rolin e saj në mbytjen më të madhe të anijes së emigrantëve në Mesdhe për një dekadë. Më shumë se 600 njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi anija Adriana u mbyt Qershorin e kaluar.
Zyrtarët grekë kanë këmbëngulur se anija ishte në telashe dhe ishte në rrugë të sigurt për në Itali, dhe kështu roja bregdetare nuk u përpoq të shpëtonte.
Klan News