Pas suksesit në panairin e librit, romani “Brirët” i shkrimtarit dhe gazetarit Marash Mirashi, mbërriti në duart e lexuesve lezhjanë.

Ky botim u promovua në bibliotekën “Gjergj Fishta”, duke bërë bashkë miq e dashamires të librit.

Përmes një humori dhe ironie që shkon deri në sarkazëm, me një stil krejtësisht të veçantë, autori ka krijuar Republikën Baritore të Babzilandit, në të cilën ndodhin ngjarje nga më të paimagjinueshmet dhe shfaqen personazhe nga më grotesket.

Të pranishmit në prezantimin e romanit “Brirët” në Lezhë, vlerësuan pozitivisht këtë vepër e cila ka tërhequr vëmendjen e lexuesve në Shqipëri dhe Kosovë.

Romani “Brirët” është botimi i pestë i gazetarit dhe shkrimtarit Marash Mirashi, i cili që në nisje rezultoi i suksesshëm duke rrëmbyer edhe çmimin letrar “At Gjergj Fishta” në prozë për vitin 2024.

Klan News