Skuadra meksikane Pachuca mundi egjipianët e Al Ahly me penallti në Doha dhe fitoi Kupën Challenger si edhe një vend në finalen e Kupës Interkontinentale.
Ndeshja u ndoq nga 38,841 spektaktorë.
Kundërshtari i ekipit meksikan është Real Madridi, që është edhe fituesi i Ligës së Kampioneve.
Paçuka fitoi 6-5 me penallti pasi ndeshja përfundoi pa gola me egjiptianët që goditën pesë herë në portën kundërshtare, ndërsa këta të fundit vetëm tre herë.
Ekipet gabuan katër herë nga pika e bardhë e penalltisë, përpara se në momentin vendimtar mbrojtësi Khaled Abdel Fattah të godiste traversën.
Trajneri Guihermo Almada u shpreh se për skuadrën e tij nuk ishte aspak një sukses i lehtë, ndërsa tani objektiv është që ekipi të shkojë në gjendjen më të mirë në finalen e 18 Dhjetorit kundër “Los blancos”.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Lusail”, ku u mbajt edhe finalja e Kupës ë Botës midis Francës dhe Argjentinës. Në rrugëtimin e tij, ekipi i Pacukas mposhti edhe Botafogon, fituesin Copa Libertadores në derbin e Amerikave.
Meksikanët do të kërkojnë që të bëjnë mrekullinë kundër galaktikëve, ndërsa më herët kanë fituar kupën e kampioneve Concacaf, pasi mundën në finale ekipin nga SHBA Columbus Creë.
Klan News