Një ciklon i fuqishëm, me erëra me shpejtësi deri në 225 kilometra në orë, goditi ishujt e arkipelagut francez të Majote në Oqeanin Indian.

Stuhia shkatërroi me qindra shtëpi e kasolle ku jetojnë banorët lokal, si dhe rrafshoi pemët e të mbjellat.

Numri i sakt i viktimave të ciklonit ishte e vështirë të konstatohej, por prefekti francez i rajonit bëri të ditur se numri i atyre që kanë humbur jetën mund të jetë me mijëra.

Qeveria e Francës ka dërguar një aeroplan transporti ushtarak me furnizime dhe punonjës urgjence për ti ardhur në ndihmë autoriteteve lokale.

Sipas Meteo-France kjo ishte stuhia më e fortë që ka goditur ishujt e arkipelagut në më shumë se 90 vjet.

Tv Klan