Bojkoti i parlamentit nga opozita është kundërshtuar dhe nga Zv/president i Parlamentit Evropian, njëkohësisht përfaqësues i Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, Libor Roucek. Deklarata është bërë pas një takimi që Libor Roucek, ka patur në Bruksel me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Libor Roucek: “Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton ndonjëherë humb, por duhet të pranosh rezultatin. Parlamenti është zemra është qendra e demokracisë”.
Gjatë takimit me kryeparlamentaren Topalli, Zv/president i Parlamentit Evropian ka shprehur bindjen e plotë për liberalizimin e vizave për Shqipërinë brenda korrikut të vitit 2010, duke marrë parasysh të gjithë punën që është bërë me kartat e identitetit, pasaportat biometrike dhe sigurinë e kufijve./tvklan.al