Filipine- Një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë turistike afër kryeqytetit Manila, duke i marrë jetën 8 personave që ishin në bord. Në aeroplan ishin 2 pilotët, 2 infermiere, një mjek, një paciente si dhe dy persona të tjerë.  

Pas rrëzimit aeroplanit shpërtheu në flakë dhe kjo shkakoi panik të madh tek banorët.

Autoritetet vendase kanë thënë se në aeroplan ishin 8 persona dhe të gjithë kanë ndërruar jetë, edhe pse deri më tani janë nxjerrë vetëm shtatë trupa nga vendngjarja, në qytetin Calabas.

Sikurse duket edhe në video një ambulancë shkon drejt një ndërtese të djegur ndërsa njerëzit në rrugë kërkojnë me ndihmë.

“Askush nuk i shpëton një aksidenti të tillë. Të gjithë personat kanë vdekur”, u shpreh zyrtar i emergjencave, Jeffrey Rodriguez.

Aeroplani u zhduk nga radarët ndërsa fluturonte rreth 50 kilometra larg kryeqytetit, Manila./tvklan.al