Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një helikopter AH64 Apash është rrëzuar rreth orës 10 e 15 minuta, mbrëm në një zonë të pa populluar 50 km në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Helikopteri ka qenë duke kryer një mision stërvitje në mbështetje të operacionit Forca Aleate, kështu ka deklaruar i akredituari i marrëdhënieve publike i bazës së Natos të mbiquajtur skifteri me qendër në aeroportin ushtarak të Rinasit.
Në këtë helikopter ndodheshin dy oficer të forcave të Natos të instaluara në Shqipëri. Këta dy oficerë janë nisur menjëherë në qendrën spitalore të Gjermanisë. Sipas mjekëve të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Helikopteri Apash i cili bën pjesë në në 24 Apashët e mbrritur në Shqipëri është rrëzuar dhe ka marrë flakë për arsye të cilat ende nuk dihen. Nato ka deklaruar se në këtë javë Apashët e instaluar në Shqipëri mund të futen në sulm në territorin Jugosllav./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori