Reshjet e shiut dhe era e fortë ka shkaktuar rënien e një peme në zonën e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamje është dëmtuar një mjet, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Për më shumë se 4 orë u bllokua qarkullimi i mjeteve në këtë rrugë. U desh ndërhyrja e forcave të emergjencës së bashkisë të Tiranës, të cilat për disa 3 orë bënë prerjen e pemës dhe mundësuan hapjen e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.
Në kryeqytet ka pasur reshje të shumta shiu, por pa shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Ndërsa sinoptikanët thonë se intesiteti i reshjeve do vijë duke u ulur.
Zonat juglindore do të vijojnë edhe në ditët në vijim të mbeten nën zotërimin e vranësirave të shumta, ndërsa intensiteti i reshjeve të borës do të vijë në rënie, por për shkak të uljes së temperaturave priten problematika nga ngricat në rrugë.
Klan News