90 deri ne 100 qytetare paraqiten çdo dite ne urgjencën e spitalit rajonal te Durrësit, te prekur nga gripi sezonal, por dhe viroza te stinës.

Kjo shifër ka rritur ndjeshëm shqetësimin e autoriteteve shëndetësore, te cilët pavarësisht situatës thonë se nuk ka vend për panik.

Ashim Zogu: “Ne para dy javësh nuk e kishim kështu. Rastet me grip ishin raste sporadike, ishin si në të gjithë stinët e tjera. Nuk duhet të alarmohemi shumë. Një temperaturë 38 nuk ka pse te alarmohet, sepse temperatura është një mjet mbrojtës. Vetë temperatura e lartë është një mjet mbrojtës ndaj gripit.”

Temperatura e larte dhe simptomat e tjera te gripit stinor mund te shkaktojnë komplikacione tek personat me sëmundje kronike, deri edhe ne rrezik për jetën.

Ashim Zogu: “Një person që ka rezistencë të dobët, një person që vuan nga sëmundje të tjera, sidomos sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, diabetit, moshat e vjetra rrezikohen nga gripi sepse këto janë më të prirur për të bërë komplikacione”.

Edhe ne spitalin rajonal te Shkodrës java e fundit ka shënuar një rritje te ndjeshme te personave te prekur nga gripi sezonal. Me te ekspozuar sipas mjekeve janë fëmijët dhe grupmoshat e reja.

“Ne rekomandojmë shumë lëngje, i rekomandojmë antipiretik, i rekomandojmë vitamino-terapi sa më shumë edhe të izolohen nga njëri-tjetri në mënyrë që mund të përhapet nga një student tek studenti tjetër ose nga një familjar, tek një familjar tjetër”.

Si ne Shkodër ashtu dhe ne Durrës deri me tani nuk janë paraqitur raste te renda dhe as persona te dyshuar me virusin A H1N1 te njohur ndryshe si gripi i derrit./tvklan.al