Përdorimi i rrjeteve kompjuterike në masivitet ka bërë që të rriten edhe rastet abuzuese me to.
Gjatë vitit të kaluar vihet re një rritje e procedimeve penale për krimin kibernetik dhe pornografinë.
Sipas të dhënave zyrtare të VKM për miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit, të publikura në Fletoren Zyrtare, vitin që lamë pas rezultojnë 22.35 % më shumë procedime penale për krim kibernetik.
Konkretisht në vitin 2023 janë regjistruar 312 procedime nga 225 të regjsitruara në 2022.
Ndërsa lidhur me veprën penale të pornografisë, procedimet janë rritur pothuasje me 50 % në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, nga 34 në 51.
Po ashtu rritje kanë pësuar edhe veprat penale për “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.
Abuzimet më të mëdha po vihen re me rrjetet sociale, duke përfshirë edhe gjininë femërore. Por vitet e fundit nuk mungojnë rastet kur pre e tyre bien edhe të rinjtë.
Për këta të fundit, ekspertët thonë se ndodhin mes nxënësve të së njëjtës shkollë apo klasë, duke hapur faqe false për njëri-tjetrin pa e ditur se po përbëjnë vepër penale.
Tv Klan