Rritja e nivelit të pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë që të ndryshojë plani i masave të marra nga autoritetet shëndetësore edhe në vendin tonë.
Në pikat hyrëse të vendit janë shtuar më shumë mjetet informuese për udhëtarët. Këto pamje te marra për here te pare ne zonën e sigurisë ne aeroportin e Rinasit, tregojnë edhe procedurat qe ndiqen ne këtë pike ku fluksi i udhëtarëve është tepër i larte.
Lorenc Harshova: “Në fazën e tanishme duhet ta bëjmë të qartë që shërbimet sanitare nuk bëjnë kontrolle mjekësore, siç është në konceptin e vizitës mjekësore, pra puna jonë tani për tani është e limituar në një publicitet sa më të madh në shpërndarje broshurash, posterash, fletëpalosjesh. Në bashkëpunim me autoritetet e Tirana Interpol Partners kemi shkruar në screensaver një lajmërim në anglisht dhe në shqip ku iu bëhet e ditur udhëtarëve në qoftë se kanë shenja të gripit H1N1 të paraqiten pranë shërbimeve mjekësore dhe shpeshherë bashkë me shpërndarjen e palosjeve dhe të broshurave personeli jonë mjekësor bën testimet”.
Në këtë mënyrë shërbimi anti-epidemik në aeroportin Nënë Tereza përpiqet të kap në kohë nëse në ndonjë prej shtetasve shqiptarë apo të huaj është prekur nga gripi A H1N1. Te gjithë udhëtarët e ardhur nga vendet e prekura nga ky virus, rezultojnë te skeduar qe prej dhënies se alarmit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami