Tremujori i katërt i vitit shënoi rritje të ekonomisë me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e publikuara nga institute i statistikave flasin për një kontribut të shtuar të sektorëve të ndërtimit, shitjes së pronave si dhe rritja e pagave në administratën publike.
Sipas INSTAT, ndikim në rritjen e PBB–së në raport me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2023, shënoi rritja e konsumit final të popullatës, qeverisë por edhe eksportet.
Më konkretisht qeveria rriti shpenzimet në këtë periudhë me 16,07%, konsumi i popullatës u rrit me 1,55%, ndërkohë që edhe eksportet u shfaqën 16,07% herë më të larta.
Negativisht na rritjen e prodhimit të brendshëm bruto kontribuuan sektorët e bujqësisë, industrisë, energjisë.
Tv Klan