95% e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri këtë vit nga Janari deri në Shtator kanë ardhur për pushime apo vizitë tek të afërm. Thënë ndryshe 9.2 milion vizitorë të huaj nga rreth 9.7 mln në total.
Në krahasim me vjet sipas INSTAT ka një rritje me 18%. Ajo që bie në sy është edhe rritja e interesit të të huajve për të ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi apo profesionale. Konkretisht në 9 muaj kanë hyrë në vendin tonë 155 mijë të huaj për këto qëllime, 57% më shumë sesa vjet për po të njëjtën periudhë.
Nga ana tjetër ka një rënie të hyrjeve të të huajve për trajtime shëndetësore. Për këtë vit shumica e turistëve të huaj, 72% ishin nga Evropa Jugore, ndjekur nga Evropa Perëndimore. Sa i përket muajit Shtator numërohen mbi 1.1 milion të huaj të ardhur në vendin tonë, në krahasim me vjet ka një rritje me vetëm 4%.
Tv Klan