Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor të këtij viti rezultoi në vlerën 1.9% sipas INSTAT, vlerë e njëjtë me muajit Shtator.
Ndërsa të ndara sipas kategorive përkatëse, rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,23% thuhet në publikimin më të fundit të INSTAT.
Ndërsa ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin Tetor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6%, ndjekur nga “Veshje dhe këpucë” me 3,5%.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit një vit më parë ishte 3,8%.
Klan News