Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mbledhja e këshillit bashkiak në Elbasan. Shkak për këtë është bërë vendimi për rritjen me 40% të çmimit të ujit të pijshëm.
Një grup qytetarësh në shënjë mospranimi të këtij vendimi kanë qëlluar me sende të ndryshme këshilltarët e majtë. Ky është momenti kur një qytetar sulmon me dosjen e dokumentave një nga anëtarët e së majtës, teksa edhe ky i fundit i kthehet me të njëjtën mënyrë.
Sipas qytetarëve, vendimi për rritjen e cmimit të ujit të pijshëm prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë, ndaj dhe kërkuan anulimin e këtij vendimi. Në mbështetje të qytetarëve ishin edhe këshilltarët e djathtë, të cilët deklaruan se do e çojnë çështjen në SPAK.
Tv Klan