Rreth 5 mijë banorë të rrugës “Kahreman Ylli”, në Kinostudio nuk do të kenë më probleme të furnizimit me ujin e pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka zëvendësuar e rrjetit e ujësjellësit, i cili ishte amortizuar.

Erion Veliaj:

Kalojmë nga tubat e gizës dhe çelikut, që kishin 50 vjet pa u vënë dorë dhe që arnoheshin dhe saldoheshin çdo vit, në një linjë magjistrale, e cila furnizon me ujë të bollshëm këtë zonë

”.

Kryebashkiaku Veliaj solli sërish në vëmendje punën e mirë të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Erion Veliaj:

Kemi arritur që brenda një viti të dyfishojmë rrjetin dhe furnizimin me ujë, në të gjithë qytetin e Tiranës. Do të vazhdojmë me këtë ritëm, kjo është në fakt arsyeja pse kompania është bërë tërheqëse dhe pse ka patur oferta për shit-blerje të aksioneve. Ky është një lajm i mirë, jo një lajm i keq. Kjo shton vlerë dhe nuk duhet të prodhojë histeri për Tiranën.

Projekti i rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit në Rr. “Kahreman Ylli” bën të mundur shtimin e furnizimit me ujë nga 7 në 13 orë në ditë./ TV KLAN