Rrjeti i studentëve nëpër botë ASAN kërkon rikthimin e trurit në Shqipëri. Njëri nga objektivat kryesore të këtij rrjeti është zhvillimi i strategjive në mënyrë që studentët tanë që kanë mbaruar studimet jashtë vendit të rikthehen për të investuar me kapacitetet e tyre intelektuale në administratën shtetërore dhe private.

ASAN prezanton për të tretin vit radhazi iniciativën intership 2008, rikthim punësim. Pas iniciativës me të njëjtin emër në vitin 2006  e cila rezultoi e suksesshme me trajnimin e 320 studentëve të cilët aplikuan nëpërmjet këtij rrjeti, ku një pjesë e mirë e tyre u punësuan në administratë.

Edhe këtë vit rrejti i studentëve ASAN ka krijuar mundësinë e 540 vendeve për të kryer praktikën në administratën publike dhe sektorin privat. Kjo nisëm do të krijojë  infrastrukturën e duhur për të ndihmuar kthimin në atdhe të studentëve shqiptar duke u dhënë atyre mundësinë të njohin realitetin e punës në institucione shtetërore dhe private, duke kryer intershipe në to./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni