Ndërtimi i kësaj rruge është zvarritur ndër vite, shefi i urbanistikës thotë se punimet do duhet të kishin nisur prej kohësh me qëllim që sezoni turistik ta gjente rrugën të përfunduar.

Astrit Berati: “Ne do të fillojmë menjëherë nga puna sepse është një rrugë shumë kryesore dhe lidh zonën elitare turistike të Golemit.”

Një vit mbas kësaj këtij premtimi, investimi i vetëm në rrugën që të çon drejt plazhit të Golemit është  mbushja e gropave me inerte. Punimet për ndërtimin e saj zvarriten prej më shumë se 1 viti dhe arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Astrit Berati: “Është menduar në planin e ri rregullues që kjo rrugë të devijohet më sipër rreth 200 metra më sipër.”

Agron Agalliu: “Këto rrugë kanë projekte me sasi të mëdha lekësh dhe fondi, buxheti i komunës është, normal që është i vogël, do rreth 50 milion lekë të reja, në një kohë që vetëm kjo projekti i kësaj rrugës këtu bën 50 milion lekë të reja, bën 44 milion lekë të reja.”

Astrit Berati: “Shtyrja e fillimit të punimeve është bërë për arsye të disa shtyllave elektrike që ndodhen aty. Janë  të tensionit të lartë dhe që kërkojnë impenjim të disa palëve për spostimin e tyre.”

Përveçse komike, situata bëhet edhe më absurde, drejtuesit lokalë mbeten sërish optimist për fillimin e punimeve në rrugën 1.7 km të gjatë.

Astrit Berati: “Firma fituese “Agbes” ka marrë kontaktet me ne, është parë në vend nga palët rruga dhe mendohet që do të fillojë ditën e hënë. Zotimi i tyre është që ta mbyllim brenda muajit maj, ndërsa afatet e ndërtimit janë pak më të gjata.”

Nëse përpara 1 viti rruga ishte kthyer në një pingpong mes komunës dhe Ministrisë së Transporteve. Tashmë që fondet janë lëvruar, përgjegjësia mbetet vetme  drejtuesve lokal, kur duhet më pak se 1 muaj nga hapja e sezonit turistik. Një prej zonave elitare të turizmit shqiptar, rrezikon t’i ngjajë një xhungle aspak mirëpritëse për vizitorët./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi