Bankat tregtare po vazhdojnë të mbështesin kërkesën e ekonomisë shqiptare me likuiditet. Të dhënat  e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje të kredisë sidomos asaj në euro. Vetëm në janarin e këtij viti në total janë injektuar nga bankat që operojë në vend rreth 110 milionë euro kredi, 45 milionë të dhëna një vit më parë.

Bankat tregtare e shpjegojnë rritjen e kredisë në euro me nevojën që ka biznesi vendas për valutë. Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Raiffaisen pohon për televizionin Klan rritjen e portofolit të kredisë diktuar nga kërkesa e madhe e biznesit  vendas për të financuar nevojat e veta.

Oliver Whittle: “Ne kemi qenë aktivë në kredidhënie gjatë vitit të kaluar dhe nuk e kemi ndalur atë dhe gjatë janarit. Kredia ka shkuar si për individët ashtu dhe për sipërmarrësit. Kredia për biznese ka qenë kryesisht në euro. Kjo për shkak të nevojës që kanë ata për kryerjen e transaksioneve në këtë monedhë. Ndërsa për individët të cilët kanë ardhur i kanë marrë në lekë. Huatë kanë qenë në monedhën vendase  për të shmangur rrezikun nga kursi i këmbimit.”

Rritja e kredidhënies është një  shenjë besimi për ekonominë vendase  duke i dhënë asaj një frymëmarrje akoma dhe më të madhe. Drejtori i kredisë pranë Bankës Tirana thotë se kredia nuk është ndalur edhe në këtë periudhe jo fortë të favorshme për likujditet në të gjitha vendet e botës.

Agron Agalliu: “Përgjatë vitit 2009 ka vazhduar intensivisht financimet në fushën e kredidhënies, kanë mbështetur të gjithë sektorët e ekonomisë korporata SME dhe Riteill. Ka pasur financime në monedhën vendase dhe në monedhën e huaj europiane. Sigurisht ne arrijmë të këshillojmë dhe të drejtojmë klientët tanë drejt marrjes së kredive në monedhën vendase.”

Rritja e kredisë në euro vjen në një kohë ku banka qëndrore kërkon rritjen e kujdesit në hua-të që  jepen në valutë dhe shmangu rrezikun që do  të vinte nga kursi i këmbimit dhe zhvlerësimi i monedhës vendase./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro