Lajme Arkiva 2003
Si pasojë e reshjeve të fundit të rëna kohët e fundit rruga nacionale Tepelenë-Gjirokastër dëmtohet sërish nga rrëshqitjet e dheut. Në afërsi të ujit të ftohtë Tepelenë, një masiv me gjatësi 50 metrash është shkëputur nga lumi Drin duke dëmtuar seriozisht këtë aks rrugor.
Çarjet e shumta të rrugës dhe thellësia e madhe e krijuar nga shkëputjet e dheut e kanë bërë tepër problematik këtë segment i cili është edhe më i përshkueshmi nga mjetet. Humnera e krijuar në ujin e ftohtë Tepelenë veçanërisht do të krijonte probleme për drejtuesit e mjeteve të tonazheve të rënda.
Për momentin kjo rrugë është e kalueshme, por situata e krijuar duhet evituar sa më shpejt dhe kërkohet një ndërhyrje emergjente për përmirësimin e gjendje./tvklan.al