Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mirela Milori:- Sot kemi të ftuar në studion ton tonë zotin Spartak Ngjela, i cili është njëkohësisht sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD. Ju falenderojë që pranuat ftesën tonë dhe jeni dot në studion e lajmeve. Sapo e ndoqëm zotin Olldashi, i cili ftoi të gjithë komisionerët e komisionit hetimor anti-Rama, që nesër në mesditë të shkojnë në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ka kundërshti nga ana e socialistëve. Si e mendoni ditën e nesërme?

Spartak Ngjela:- “Duhet të jetë një ditë normale, ligjërisht kryetari Olldashi ka të drejtë, sepse hetimi nuk ka filluar si plan, hetim do të thotë hearing dhe ky lloj hetimi fillon menjëherë pasi ke mbledhur të dhënat. Për të mbledhur të dhënat, asnjë anëtari të komisionit nuk i ndalohet iniciativa në bazë të ligjit, çdo njeri ka të drejtë hetimi, pavarësisht nga predispozita e anëtarëve të komisionit, sepse nuk votohet kërkesa për hetim. Për të filluar hetimin duhen dokumente, natyrisht që do të venë të marrin dokumente, në qoftë se dokumentet nuk jepen nga institucioni, vepron kodi penal, sepse është trasgresion penal dhe ata janë njerëz pa imunitet, të gjithë që nga kryetari e deri tek shoferët”.

Mirela Milori:- Duke pasur një eksperiencë në komisionin Ngjela, çfarë iu sugjeroni nga pikëpamja ligjore, komisionerëve të opozitës në komisionin hetimor ndaj Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Spartak Ngjela:- “Ju sugjerojë që duhet të bëjnë një protokoll mirëkuptimi, në kuptimin e promemories dhe të bisedimit normal me prokurorin e përgjithshëm dhe çdo bllokim që do të sjellë administrata, do të kalojë në procedim penal, se vetëm ashtu zgjidhet dhe qëndrojnë në këmbë kolonat e shtetit, në të kundërt këtu mund të bëhet një show i antiligjorit, i cili dëmton para së gjithash shtetin. Ata që e bllokojnë nuk e kuptojnë se këtu goditet shteti dhe jo ndonjë parti, apo fluks politik, prandaj e vetmja rrugë është kjo që ka kërkuar sot kryetari i komisionit Olldashi dhe rrugë tjetër s’ka”.

Mirela Milori:- Ndërkohë që komisionerët socialistë thonë, që është anti-ligjit kjo kërkesë dhe thonë, se kërkesa e tyre është e ligjshme.

Spartak Ngjela:- “Po keni shumë të drejtë, komisionerët kështu e bënë edhe me mua, bërtisnin, ka hapur sekret, do iki penale, luftëra të kota ato, problemi është të qëndrojmë ligjërisht. Ligjërisht ka vetëm një rrugë, ajo që është strikt ligjore, që unë të kërkojë dokumentet për hetim që ti do të më japësh dokumentet. E para e punës njëherë, në qoftë se i fsheh është fatkeqësi për ty dhe në rast se nuk mi jep mua, atëherë ti kërkon të godasësh funksionimin e shtetit. Ata tentuan të ndalonin funksionimin e Kushtetutës, nuk e bënë dot është e pamundur që të ndalohet hetimi”./tvklan.al