Lajme Arkiva 2003
Futbollisiti i ekipit Kombëtar Shqiptar Rudi Vata ka paditur në gjykatë presidentin arab të Sport Klub Tiranës El Sayed Metuali. Shorti i hedhur nga kryesia e gjykatës ka caktuar për këtë çështje civile gjyqtarin ushtarak Burjar Krasniqi. Ai aktualisht po drejton edhe gjyqin e gardianëve të burgut 302 për arratisjen e Gaxhait.
Futbollisti shqiptar u largua disa javë për në Japoni por ndërkohë ka depozituar në gjykatë padinë kundër El Sayed-it për mosrespektim të kontratës. Gjatë seancës përgatitore të kësaj çështje janë paraqitur avokatët mbrojtës të të dy palëve.
Paditësi pretendon se nga rreth 150.000 Dollarë që duhet ti paguheshin nga El Sayed ka marrë vetëm 2/3 e kësaj shume. Gjykata ka pranuar ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe ka caktuar seancën e radhës në fillim të muajit maj.
Ky është procesi i dytë civil ndaj presidentit të Sport Klub Tiranës dhe njëkohësisht president i firmës së ndërtimit Hawai Alb. Në Gjykatën e Apelit të Tiranës pritet të caktohet data e zhvillimit të seancës mes tij dhe Këshillit të Rregullim Territorit për Tiranën për prishjen e dy kullave në Selitë të kryeqytetit./tvklan.al