Të ftuar:
Bledi Strakosha – Moderator
Në kuadër të 1 Qershorit programi i ditës së sotme “Rudina”, ka nisur ndryshe.
Moderatorja Rudina Magjistari për herë të parë ka publikuar një foto të saj kur ishte vetëm 4 vjeç. E veshur me një fustan klasik të kohës dhe me flokët bishtaleca, moderatorja duket mjaft e lumtur.
“Kjo datë ne të rriturve na sjellë kujtime pa fund nga fëmijëria. Në këtë ditë duket sikur gjithsecili prej nesh kthehet pak në fëmijë. Unë do të doja që pikërisht sot të ndaja me ju një foto të fëmijërisë time. Kam qenë rreth moshës 4-vjeç, e publikoj për herë të parë dhe ju përshëndes të gjithëve dhe ju uroj gëzuar 1 Qershorin”, tha moderatorja.
Gjatë emisionit Magjistari po ashtu solli përmes një inserti foto nga fëmijëria të personazheve më të njohur shqiptarë.
Ai është ndër moderatorët më të njohur në publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Bledi Strakoshën, i cili ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan.
Gjatë emisionit ai na tregoi për marrëdhinien e veçantë që ka me dy qentë e tij, Willy dhe Ushi dhe teksa fliste për to nuk i mbajti dot lotët. Moderatori tregoi se Ushi është diagnostikuar me kancer në gji dhe se për të është një moment shumë i vështirë.
“Ushi bën 15 vite në Tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës. Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, (qan), ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha. Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenës. Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës. E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish.
Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë. Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”, tregoi Strakosha.
Meri Shehu – Astrologe
Jemi në fillim të muajit Qershor dhe të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si do jetë për ne ky muaj.
E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu bëri renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj.
E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ajo i renditi shenjat nga ato me më pak fat deri tek më fatlumja.
“Energjia e Qershorit është shumë pozitive. Qershori futet me ndryshime të mëdha. Do të jetë një verë e nxehtë ndryshimesh. Dielli në muajin Qershor do të jetë në Binjak dhe pas datës 20 Qershor kalon në Gaforre”, tha në mënyrë të përgjithshme Shehu.
Rënditja e shenjave:
12-Bricjapi
11-Peshqit
10-Virgjëresha
9-Demi
8-Dashi
7-Luani
6-Peshorja
5-Akrepi
4-Shigjetari
3-Ujori
2-Binjakët
1-Gaforrja
Besart Xhaferri – Përfaqësuesi i Kings Education për Rajonin