Armina Mevlani: Vitin tjeter, sido qe te jete, do bejme dasmen!
E ftuar ditën e sotme në emisionin Rudina në Tv Klan, blogeria e njohur Armina Mevlani ka folur edhe për planet që ka në lidhje me dasmën. Për shkak të pandemisë ajo dhe Shkëlzen Berisha u detyruan ta anulojnë, por vitin tjetër është e sigurt do kemi dasmë dhe me shumë mundësi në vjeshtë. Nëse nuk arrijnë të organizojnë një dasmë me shumë njerëz për shkak të pandemisë, çifti do bëjë një festë private dhe të nisin të krijojnë familje.
Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë?
Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit.
“Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime. Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara. Armina ka treguar se vjeshta është stina e saj e preferuar, prandaj shpreson që edhe dasmën ta bëjë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”. /tvklan.al
Si te kemi sukses ne biznes/ Dario Hani, autor i 4 librave, tregon menyren!
Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një djalë, ndonëse të ri në moshë por me aspirata të mëdha në fushën e sipërmarrjes dhe zhvillimit personal. Dario Hani synon të përmbushë pasionet e tij në jetë në fushën e biznesit dhe të influencojë të rinjtë në lidhje me këtë fushë. Para disa ditësh ai ka mbajtur një seminar në Tiranë ku në rolin e një mentori ka influencuar të rinjtë në fushën e sipërmarrjes dhe biznesin. Jeton në Itali ku dhe studion dhe ka udhëtuar drejt Tiranës për të ndarë me ne këtë pasion të tij.
Premiere: Kenga me e re e Bleros, “Merri syte e mi”
Ne kete pjese te trete te programit do kemi lidhje skype nga Kosova. Ai eshte kengetari i mirenjohur Blero Muharremi, ne e kemi pasur ne studio nje jave me perpara per kengen e re qe ne fakt u shty, dhe sot eshte premiera e kenges ” Merri syte e mi” nje kenge qe ka nje fabul shume te vecante, per me gjate lidhemi direkt me Blero Muharremin.