#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Balina Bodinaku, Xhenis Rama, Gerta Heta, Jonas Kepi

Rudina – Gerta Heta: Menopauzën e kemi “pas dere”/ Çfarë të bëj, si të shkoj e lumtur në palestër?


Sot kemi një temë shumë interesante për të gjithë ata që duan të përmirësojnë stilin e jetesës dhe të gjejnë motivimin për të shkuar në palestër. Ne gjithmonë kemi folur për rëndësinë e aktivitetit fizik dhe palestrës dhe sidomos në ditët e sotme që është kthyer edhe në një stilë jetese. Por, jo për gjithë është kaq e lehtë nisja e palestrës, pasi mungon motivimi.
Spunton për këtë temë, e kemi marrë në fakt nga një video e gazetares Gerta Hetës, ku ajo pikërisht kërkon këshilla nga miqtë e saj se “çfarë të bëjë për për të shkuar e lumtur në palestër…”
Si të motivohemi për të shkuar në palestër? Kjo do të jetë edhe tema për sot. Le të presim të ftuarat tona sot…

Rudina – Këshilla motivimi/ Çfarë duhet të bëni për të shkuar me dëshirë në palestër

Rudina – Histori frymëzuese: Jonas Kepi, diolomati 19-vjeçar shqiptar

Do të kemi në këtë pjesë një djalosh të ri, vetëm 19 vjecc, por që ka ndërtuar profilin e tij në skenën ndërkombëtare dhe është bërë një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe ata të Ballkanit. Jonas Kepi është angazhuar herët në aktivizmin rinor, diplomaci dhe biznes. Ai shërben si Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen në OKB dhe është anëtar i Bordit Këshillimor Rinor të OSBE-së. Jonas ka marrë pjesë në samite të rëndësishme si NATO dhe Procesi i Berlinit, duke ndikuar në politikat rinore dhe legjislative në Ballkan.