Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

 “Ylli i sabahut”, ëngjelli mbrojtës”, Pajtime Fetahu, dashuri për kriminelet


Përgjimet për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, kanë nxjerrë në pah komunikimet e ngrohta, që ajo kishte me kriminelët dhe anëtarët e bandave.Në mesazhet e publikuara nga media të ndryshme, shihet se Fetahu përdorte fjalë dashurie nga tyre, duke iu drejtuar me shprehjet: ylli i sabahut, fllad apo engjëll mbrojtës.

Kërkoi hakmarrje për drejtuesin e programit, bëmat e Pajtime Fetahut


Ngjarja më e bujshme e tre ditëve të fundit në të gjitha mediat, ka qenë zbardhja e bisedave të ish gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila i kërkonte kriminelëve të hakmerreshin ndaj drejtuesit të emisionit “Stop” Saimir Kodra,pasi ky i fundit e kishte denoncuar në program për afera korruptive.Në fakt në janar 2017 gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro mori përsipër të nxirrte me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera jonë solli me zë dhe figurë momentet, që nga pazari e deri te dorëzimi i parave.Madje Fetahu mori përsipër, që përvec vendimit të trupit gjykues, “ta rregullonte” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bënte rekurs.Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi për prokurorinë edhe 1500 euro të tjera dhe i paraburgosuri Kristjan Leka shijoi lirinë e blerë me valutë.Në një tjetër rast Besim Debrova denoncoi, se në mënyrë të cuditshme iu zhduk toka e trashëguar nga stërgjyshi rreth 7 dynym në Elbasan, duke falsifikuar origjinën e pronës në K.K.P Elbasan. Rezultoi, se pas shumë akteve e veprimeve, ishte gjyqtarja Pajtime Fetahu, fshihte përmes vëllezërve pasurinë e pajustifikuar.Po kështu një aferë tjetër, që rëndon mbi Pajtime Fetahun është një falsifikim në Gjinar për 70 dynymë tokë të shtuar. Falsifikimi u konstatua nga eksperti kriminalistik Artan Rexhepi, i cili tha, se vendimi ishte falsifikuar nga Pajtime Fetahu.Për këtë rast, ne cuam një sërë ankesash në KLGJ, KPP, Ministrinë e Drejtësisë dhe një kallzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kërcenoi gazetarin, por pas emisionit emigranti shqiptar merr paratë


Disa ditë më parë transmetuar problemin e zotit Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi, i cili thotë, se është mashtruar nga kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë, Arben Cani, në Athinë. Ky i fundit i premtoi t’i bënte disa dokumenta të gruas, të cilat nuk i mbylli. Dritani pagoi 800 Euro, si fillim dhe pas gati 4 vjetësh, as ka mbaruar punë e as ka marrë paratë. Në komunikimin e fundit me Arbenin, ky i fundit thotë, se do ia kthejë paratë, por ka patur probleme.Ndërsa në komunikim me gazetarin e “Stop”, Arbeni kërcënon me gjyqe në gjykatat greke.Ne kontaktuam sërish me zotin Dritan Llalla pas transmetimit dhe ai i lumtur tha, se kishte arritur të merrte paratë e veta falë emisionit tonë.

/tvklan.al