Jonida Vokshi: Jeta ime e re si mami!

Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar aktorja e njohur Jonida Vokshi e cila po ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ajo ka dalë për herë të parë në ekran pasi është bërë nënë e një vajzë tre muaj më parë. Gjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut, por mendjen e kishte tek prindërit që ndodheshin në Tiranë.

Jonida ka folur edhe për momentin kur ajo lindi, ku ndodhej dhe ndjesit e para që ka përjetuar.

Rudina Magjistari: Si u ndjeve kur linde?

Jonida Vokshi: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e 9-të. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të 9-të. Dukej sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natës kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.

Rudina Magjistari: Si ndiheshe?

Jonida Vokshi: Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesueshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të. /tvklan.al

Pro dhe kunder/ Angazhimi i figurave te artit ne politike!

Na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet elektorale (25 prill) dhe mesa duket arti do t`i bashkohet edhe më tepër politikës, kjo parë nga lajmet e fundit, ku disa figura të artit kanë shprehur mbështetjen e tyre për partitë. Arjola Demiri, Vikena Kamenica, Roland Hysi, Monika Lubonja, Iris Luarasi dhe Valbona Selimllari janë disa prej emrave që i janë bashkuar politikës në zgjedhjet e ardhshme më 25 prill 2021. Për të folur më tej në lidhje me zgjedhjet e tyre për t`u angazhuar në një parti politike, në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuar Zefina Hasani, Drejtore komunikimi në “Le Spot”, gazetari Gentian Minga dhe Edlira Gjoni, pedagoge e Shkencave të Komunikimit.

Gazetarja Zefina shprehet se problemi është që partitë politike nuk dinë t’i mbajnë personazhet publike dhe pas disa kohësh i përzënë.

Rudina Magjistari: Cilit personazh i shkon më shumë të angazhohet në politikë?

Zefina Hasani: Asnjë prej tyre nuk e ka ambicjen për të hyrë në parlament.

Edlira Gjoni: Gaz Paja e ka të theksuar ambicjen politike.

Zefina Hasani: Valbonën nuk e mendoj të shkojë kaq larg, Vikenën e njoh natyrën e saj dhe dëshirën për të dhënë kontributin e saj, por jo të shkojë deri në parlament. Nëse ftohen dhe kanë atë ambicie, uroj t’i hapet ajo derë dhe partia të dijë t’i mbajë. Ne kemi histori, që afrohen shumë figura serioze dhe shumë interesante si nga arti dhe shoqëria civile dhe nga fushat e tjera, e më pas i përzënë. Kur fillojnë të japin atë kontributin personal pa u bërë servilë dhe skllavi i partisë, i përzënë. Më kujtohet një status i Veliajt që thotë ne gëzohemi që erdhi Vikena dhe Irisi, ata gëzohen që iku Majlinda dhe Jozefina.  Në fakt as Majlinda as Jozefina nuk ikën, por i përzunë. Kështu që nëse i ftojnë uroj që të mos vijë ajo dita që përzënë.

Edlira Gjoni: Ka edhe shumë figura të PS-së që janë përzënëfemra dhe gra./tvklan.al

Show apo pasion i ri/Angazhimi i artisteve ne politike!

Na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet elektorale (25 prill), por mesa duket në to do të ketë surpriza në listat e partive për deputet. Duket se arti do t`i bashkohet edhe më tepër poltikës, kjo parë nga lajmet e fundit ku disa figura të artit kanë shprehur mbështetjen e tyre për partitë. Arjola Demiri, Vikena Kamenica, Roland Hysi, Monika Lubonja, Iris Luarasi dhe Valbona Selimllari janë disa prej emrave që i janë bashkuar politikës në zgjedhjet e ardhshme më 25 prill 2021.