Teoritë për rrëzimin e avionit në Kazakistan nga një raketë ruse kanë shkaktuar reagimin e Rusisë.
Qeveria ruse i është kundërpërgjigjur hipotezave, duke thënë se duhet të pritet përfundimi i hetimeve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e gjykoi të gabuar hapjen e një piste të tillë hetimi.
“Do ishte gabim të parashtronim ndonjë hipotezë përpara përfundimit të hetimit. Ne, natyrisht nuk do ta bëjmë këtë dhe askush nuk duhet ta bëjë këtë. Duhet të presim derisa të përfundojë hetimi”, tha Dmitry Peskov.
Kujtojmë se 29 nga 67 personat e ekuipazhit që ndodhej në këtë avion ia dolën të mbijetonin.
Azerbajxhani vendosi që të mbajë një ditë zie kombëtare të enjten, për të kujtuar viktimat e këtij aksidenti.
Avioni ishte nisur nga Azerbanxhani me destinacion kryeqytetin e Çeçenisë. Mirëpo, për shkaqe të panjohura u rrëzua në Kazakistan.
Ukraina ka hedhur një hipotezë se aeroplani mund të jetë goditur gabimisht nga sistemi ajror mbrojtës i Rusisë i vendosur në Çeçeni.
/tvklan.al