Rusia kreu sulme kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë të paktën 9 persona dhe plagosur disa të tjerë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke u shprehur se Rusia po kryen luftë kundër spitaleve.
Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 69 nga 73 dronët e lëshuar nga Rusia në rajonet ukrainase gjatë orëve të fundit.
Vala e re e sulmeve ruse ndodhi një ditë pasi presidenti Zelensky u takua me kandidatin republikan për president dhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Klan News