Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump propozoi ish-prokuroren e përgjithshme e Floridës, Pam Bondi për postin e Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së, pas tërheqjes së Matt Gaetz. Pami Bondi 59 vjeç ka shërbyer si oficerja më e lartë e zbatimit të ligjit në shtetin e tretë më të populluar, në Florida, nga viti 2011 deri në 2019 dhe ka qenë pjesë e Komisionit kundër Abuzimit me Drogën gjatë administratës së pare të Trump. Ajo ka punuar ngushtë me fushatën e Trump për të ndihmuar në formimin e politikave për administratën e tij të ardhshme.
“Për një kohë të gjatë, Departamenti partizan i Drejtësisë është armatosur kundër meje dhe republikanëve të tjerë, por jo më. Pam do të rifokusojë kete departament për të luftuar krimin dhe për ta bërë Amerikën përsëri të sigurt.“- tha presidenti i sapozgjedhur.
Një aleate për një kohë të gjatë e Trump, Bondi ishte pjesë e ekipit të tij ligjor, e mbështeti publikisht duke u paraqitur në gjykatë gjatë gjyqit të tij për paratë për të blerë heshtjen e ish yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels në New York. Trump njoftoi zgjedhjen e tij të Bondit në mediat sociale, duke e lavdëruar atë për përvojën e saj në prokurori dhe duke thënë se ajo ishte e ashpër ndaj krimit si prokurorja e parë e përgjithshme femër e Floridës. Nëse konfirmohet nga Senati, Bondi do të bëhet zyrtarja kryesore e zbatimit të ligjit në vend. Ajo do të luante gjithashtu një rol kyç në përpjekjen për të zbatuar zotimin e Trump për të ndëshkuar armiqtë e tij politikë pasi të marrë detyrën.
Ish-ligjvënësi republikan MattGaetz tërhoqi të enjten emrin e tij nga gara si prokuror i përgjithshëm i ShBA-së i propozuar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump. Vetë ai tha se procesi i konfirmimit në Senat është shndërruar në një shpërqendrim për ekipin e Trumpit.
Klan News