Sekretari për çështjet juridike në Partinë Demokratike Ilir Rusmali i është përgjigjur akuzave të kryetarit të reformatorëve Genc Pollo, të bëra një ditë më parë. Rusmali hodhi poshtë deklaratat e Pollos për përpjekje të Partisë Demokratike për të përjashtuar Partinë Demokrate të Re nga gara zgjedhore me anë të antarëve të saj në Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve, si dhe monopolizimin e opozitës së përjetëshme.

Ilir Rusmali: “Ka ikur koha ku për ti shërbyer Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste mund të vidhje siglën dhe identitetin e tjetër kujtë dhe të bëheshe parti nga hiçi. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur më, ligjet dhe rregullat janë të njëjta për të gjithë, atyre duhet ti nënshtrohen të gjithë”.

Rusmajli këmbëngul në ngjasimin e siglave dhe logove të dy partive opozitare, zbatimi i ligjit e kthen Pollon në nivelin real të partisë së tij, shprehet Rusmali. Ky i fundit i ka kërkuar Pollos që qysh në fillim të krijimit të partisë së tij, ka patur probleme në zbatimin e ligjit pasi ka vjedhur votat në 2001 vetëm për shkak të logove dhe siglave të njëjta./tvklan.al